Reforma zgjedhore, Lubonja: U arrit status quo, më shumë i fituar Rama

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Lubonja: U arrit status quo, më shumë i fituar Rama

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 19:54
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se konsensusi i gjetur për reformën zgjedhore ishte thjesht arritja e një status quo-je, që të fituar ka nxjerrë kryeministrin Rama.

I ftuar në News24, Lubonja tha se pakti i arritur nuk i garanton zgjedhjet dhe se akuzat e opozitës ndaj qeverisë për vjedhje votash, tashmë kanë rënë me arritjen e marrëveshjes

“Me atë marrëveshje u arrit rregullimi i status-quosë. Më shumë ka fituar Rama nga kjo marrëveshje se sa opozita. Pra me këtë marrëveshje bien akuzat e opozitës për vjedhje votash, ato se krimi është futur në qeveri dhe votime, duket sikur të gjitha këto u harruan edhe nga mendimi apo iluzioni që ka opozita se me këto që kanë ndodhur me Ramën edhe prishja e teatrit mundet që ata të fitojnë zgjedhjet pra s’ka nevojë të bëjnë protesta. Ata besojnë që ky (Rama) është diskretituar dhe nuk do e votojnë më shqiptarët. Me këtë marrëveshje opozitës i ngelet vetëm biometrikja deri tani dhe komisionerët, por a mjafton kaq për të siguruar zgjedhje të lira? Unë besoj që jo. Ndërkombëtarët i duan liderët këtu të urtë e të mirë, por harrojnë që politika është edhe konflikt. Rama meriton konflikt të egër me ato që ka bërë. Konflikt sic po ndodh në SHBA. Unë mendoj që me atë marrëveshje, në kushtet ku ndodhemi nuk mjaftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Analisti komentoi edhe situatën e COVID 19, ndërsa shtoi se nuk i beson shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

“Këtu ka shumë teori, ka teori që thonë se e kemi pas që në janar-shkurt ku kanë vdekur njerëz me shumicë. Nëse flitet për dështim mund të flitet në atë moment se këtu nuk u mor vesh fare. Sistemi ynë ishtë paaftë fare. Në janar janë zbuluar njerëz me COVID 19 në Norvegji të shkuar nga Shqipëria. Sa për shifrat e MSH nuk i besoj fare, mund të jenë edhe më shumë. Përshtypja ime është se situata në Shqipëri nuk ishte si e Lombardisë. Se sa ka ndikuar ai izolimi është vështirë ti japësh pikë qeverisë. Ishte terror, s’ka pasur gradualitet. Mendoj që ndoshta fati apo klima ka ndikuar në rastin tonë, se jemi më shumë si Jugu i Italisë”,- tha Lubonja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat