Përplasja e 2 automjeteve shkakton një të vdekur, arrestohet një person

Shqipëria

Përplasja e 2 automjeteve shkakton një të vdekur, arrestohet një person

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 06:25
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë.

Aksidenti ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Bulgarec.

Nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur i plagosur një person  i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Mësohet se në pranga ka rënë N. S., 29 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat