Tre dronë dhe 95 efektivë kontrolle në terren, zbulohen fidanët e kanabisit gati për tu mbjellë

Shqipëria

Tre dronë dhe 95 efektivë kontrolle në terren, zbulohen fidanët e kanabisit gati për tu mbjellë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 10:09
Pamje nga video

Tre dronë dhe 95 efektivë policie në terren në zonën e Këlcyrës, për të zbuluar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Shërbimet policore që kontrolluan me këmbë, për disa orë, zonën e Këlcyrës, Përmet, konstatuan një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Pasditen e së martës u vu në pranga G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan dhe 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.

Bëhet me dije se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe në zonat më të largëta, me dronë dhe helikopterë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat