Shkoi në spital të vizitonte bashkëshorten dhe u prek nga COVID-19, zbulohet kush është i infektuari i ri në Berat

Shqipëria

Shkoi në spital të vizitonte bashkëshorten dhe u prek nga COVID-19, zbulohet kush është i infektuari i ri në Berat

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar në bashkinë Ura Vajgurore në qarkun e Beratit në 24 orët e fundit.

Burime për Abc News bëjnë me dije se rasti i ri është një burrë nga lagjja Barrikadë e Beratit i cili pasi ka shfaqur simptoma ka telefonuar 127.

Ai është dërguar menjëherë në Tiranë, ndërkohë drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë masa për të gjetur vatrën e infektimit.

Dyshimet janë se ai mund të jetë infektuar në një spital në Tiranë, ku ka shkuar për të vizituar të shoqen e shtruar për një sëmundje tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat