Mjeku i QSUT bën akuzën e fortë: Ministria e Shëndetësisë fsheh infektimet

Shqipëria

Mjeku i QSUT bën akuzën e fortë: Ministria e Shëndetësisë fsheh infektimet

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 15:52
Petrit Vargu

Mjeku i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Petrit Vargu, hedh akuza të forta se ministria e Shëndetësisë, fsheh rastet e të infektuarve me koronavirus.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme, ai thotë se një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me koronavirus.

“Skandal! Një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-së. Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e Q.S.U “Nënë Tereza” nuk bëjnë tampone për personelin dhe fsheh rastet. SPAK ku është? Po vidhen jetët e njerëzve!” shkruan Vargu.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënua numër rekord infektimesh me koronavirus, plot 42.

Ministria tha se në 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat