Atentati ndaj biznesmenit në Kurbin, Artan Hoxha jep detaje

Shqipëria

Atentati ndaj biznesmenit në Kurbin, Artan Hoxha jep detaje

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 22:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari Artan Hoxha ka sjellë në vëmendje disa detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Mamurras, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj).

Hoxha tha se objektivi ishte Bujar Lika, por që biznesmeni Paulin Gjergji (Markaj), vdiq pasi iu përgjigj i pari me plumb autorit.

Për pasojë, sipas gazetarit, autori është shtrirë dhe ka mbushur me plumba, nga mesi e poshtë biznesmenin Markaj.

“Në rastin e Mamurrasit, autorët ishin katër. Nuk goditën fëmijët e viktimës, por i neutralizuan ata. Nuk është i pari autori që qëllon mbi viktimat. Është një nga viktimat, Paulini, që ka qëlluar autorët. Prandaj ka dhe njollë gjaku të autorit në vendin e ngjarjes. Për pasojë, autori është shtrirë dhe ka bombarduar Paulin Markajn. Prandaj ky i fundit, i kishte plumbat nga mesi e poshtë. Por objektivi ka qenë Bujar Lika. Që t’i afrohemi filmit, është e njëjta situatë, por nuk po ndodh në vitet ’30 si të Chicago, por në shekullin 21 në Shqipëri,”– tha Hoxha.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj, kur 7 atentatorët, mes tyre Kreshnik Tusha, të veshur si efektivë polici mbërritën në sheshin e një hoteli “AA”, në autostradën Laç-Mamurras, ku ndodheshin viktimat dhe i gjuajtën me armë. Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç. Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha shpëtoi pavarësisht plagës së marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat