Gjirokastra konfirmon rastin e parë me COVID/ Infektohet bojaxhiu nga Vlora, punonte në Himarë. 6 raste të reja në Krujë

Shqipëria

Gjirokastra konfirmon rastin e parë me COVID/ Infektohet bojaxhiu nga Vlora, punonte në Himarë. 6 raste të reja në Krujë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 09:10
Ilustrim

Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi pas lehtësimit të masave kufizuese.

Në Gjirokastër është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Nga informacionet e para bëjnë me dije se personi me hepatit C ishte i shtruar në spitalin e Tiranës.

Ndërkohë është konfirmuar edhe një rast me Covid-19 në Vlorë.

I infektuari është një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe.

Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamopinin i cili rezultoi pozitiv.

Ende nuk dihet se ku mund të jetë infektuar ai, megjithatë pas konfirmimit pozitiv ai është sjellë në Tiranë.

Më shumë raste të reja ka Kruja, e cila ka 6 të tjerë pozitivë. Mësohet se të gjithë janë kontakte të të prekurve në QSUT.

Ndërkohë, ditët e fundit në vend është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar  me koronavirus 42 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat