KARANTINË! Rama bënë paralajmërimin e fortë: Nëse shifrat do rriten, atëherë … - Bota Sot
KARANTINË! Rama bënë paralajmërimin e fortë: Nëse shifrat do rriten, atëherë …

Shqipëria

KARANTINË! Rama bënë paralajmërimin e fortë: Nëse shifrat do rriten, atëherë …

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 19:19
Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një komunikim live ka folur rreth situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.

Ai është shprehur se:

Numrat e të infektuarëve po rriten po ashtu edhe shtrimet çka është më shqetësueses është se trendi në rritje jo vetëm do na sjelli dëme të rënda në shëndetin njerëzve po do të na detyrojë të na kthejë mbrapsht, tek KARANTINA.
Si do ja bëjmë?

Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat apo do e bëjmë si lopa që i bie me shkelm kovës së qumështit kur e mbush
Nuk dua të bëhem i përsëritshëm por jam shumë i shqetësuar dhe nuk dua të bëj sehir, armiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej 3 ditësh kemi më tepër shtrime në spital se sa në kulmin kur ishim mbyllur në shtëpi.

Ekonomia bie edhe ngrihet prapë të vdekurit nuk ngjallen prapë!

E di mirë sa kanë duruar të gjithë, nuk dua as ta mendoj e jo më të them fjalën karantinë. Nëse vazhdojmë kështu e nëse nuk ndryshojmë sjellje e nëse numrat e të shtruarëve rritet, atëherë me keqardhje por realisht nuk do kemi ca të bëjmë dhe do fillojmë nga e para, siç po ndodh edhe në disa vend e të tjera.

Të bëjmë gjënë e duhur për familjen tonë, e kemi vetë ne dorë, secili prej nesh e ka në dorë. Të ringrihemi shpejt të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat