“Nuk e urova Bashën për ditëlindje se s’do ndryshimin e sistemit”/ Hajdari: As ai s’më ka uruar mua - Bota Sot
“Nuk e urova Bashën për ditëlindje se s’do ndryshimin e sistemit”/ Hajdari: As ai s’më ka uruar mua

Shqipëria

“Nuk e urova Bashën për ditëlindje se s’do ndryshimin e sistemit”/ Hajdari: As ai s’më ka uruar mua

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 07:50
Lulzim Basha dhe Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se nuk ia ka uruar ditëlindjen kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

E ftuar në studion e AbcNews, Hajdari tha se nuk ka bërë këtë pasi nuk ka aq kontakte të afërta me kryedemokratin, por edhe sepse Basha nuk është treguar bashkëpunues, në lidhje me çështjen e ndryshimit të sistemit.

“Nuk ia kam uruar ditëlindjen se s’kam aq kontakte dhe aq të afërta me kryetarin e PD saqë t’i uroj ditëlindjen. Po nuk besoj se është në interest ë shqiptarëve kjo gjë…ja kam uruar unë apo ditëlindjen, nuk besoj se u intereson…Po të ishte bashkëpunues për ndryshimin e sistemit do ja uroja dhe ditëlindjen. As ai nuk më ka uruar mua, prandaj nuk e uroj,”– tha ndër të tjera deputetja Rudina Hajdari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat