Shkon në shtëpi dhe merr armën, sherri mes kushërinjve për pak sa s’përfundon në tragjedi

Shqipëria

Shkon në shtëpi dhe merr armën, sherri mes kushërinjve për pak sa s’përfundon në tragjedi

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 11:12
Ilustrim

Një sherr mes të rinjsh në një lokal në Tiranë ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Një 20 vjeçar u arrestua mëngjesin e kësaj të shtune pasi qëlloi me armë gjahu drejt automjetit të kushëririt të tij.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar ndërkohë që policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale A.G.

“Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjeherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të shtetasit A. D.” – njoftojnë uniformat blu.

Autoritetet sekuestruan armën e gjahut, çifte dygrykëshe, një sasi fishekësh, 2 automjete dhe 2 armë të ftohta.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat