Takimi me Rudina Hajdarin, çfarë shkruan Ambasadorja e SHBA Yuri Kim - Bota Sot
Takimi me Rudina Hajdarin, çfarë shkruan Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Shqipëria

Takimi me Rudina Hajdarin, çfarë shkruan Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 19:58
Yuri Kim dhe Rudina Hajdari

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar këtë të dielë një takim me deputeten Rudina Hajdari si dhe ka folur në lidhje me kërkesat e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe futjen e listave të hapura në zgjedhje.

Me një shënim në rrjetin social, Ambasadorja Kim shkruan se e respekton luftën parimore të Rudina Hajdarit

 “U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, shkruan ambasadorja Kim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat