Rikthehet “EasyJet”, fillon fluturimet nga e hëna

Shqipëria

Rikthehet “EasyJet”, fillon fluturimet nga e hëna

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 15:55
Ilustrim

Kompania ajrore britanike “EasyJet, rifilloi fluturimet këtë të hënë, me një numër më të vogël avionësh, pasi ka mbajtur në tokë të gjithë flotën e saj për shkak të koronavirusit.

Një numër i vogël fluturimesh do të rifillojë në trajektoret ku ne besojmë se ka mjaftueshëm klientë për të mbështetur fluturimet me fitim, thuhej në një deklaratë të kompanisë.

Fillimisht do të operohet në trajektore të brendshme në Britani dhe Francë. Trajektoret e tjera do të shpallen me kalimin e kohës ndërsa kërkesa e klientëve rritet dhe masat e izolimit në Evropë po zbuten.

EasyJet ka lënë në tokë flotën e saj që nga fundi i marsit. Me rifillimin e fluturimeve, klientët e kompanisë dhe ekuipazhi do të mbajë maska ndërsa easyjet thotë se do të vazhdohet me pastrimin dhe dezinfektimin e avionëve. Letra anti bakteriale dhe dezinfektues duarsh do të ofrohen në bord por nuk do të ketë shërbim ushqimi. Edhe rivali irlandez i EasyJet, Ryanair, ka bërë të ditur se do të rikthejë 40 për qind të fluturimeve të tij duke filluar nga korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat