Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në Korçë

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në Korçë

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 20:00
Foto

Një zjarr ka përfshirë një banesë dykatëshe në Korçë. Top Channel mëson se godina e përfshirë nga flakët është në afërsi të qendrës së qytetit, ndërkohë nuk dihen ende shkaqet.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish të cilët kanë mundur të ndërhyjnë në çatinë e banesës dykatëshe për të neutralizuar flakët.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme në njerëz. Ndërkohë po punohet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat