Ndihmë për të dëmtuarit e tërmetit, Veliaj: Në Tiranë nisin pagesat në dorë për 3 mijë familje

Shqipëria

Ndihmë për të dëmtuarit e tërmetit, Veliaj: Në Tiranë nisin pagesat në dorë për 3 mijë familje

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 15:47
Erion Veliaj

Një pallat i ndërtuar para viteve ‘90 në njësinë nr. 10 ka marrë faqe te re, falë rikonstruksionit, mundësuar nga fondi i komunitetit.

Në inspektimet e punimeve mori pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, nga ku tha se ndërhyrje të tilla në blloqe pallatesh të vjetra rrisin vlerën e pronës.

“Mjafton të shikoni tabelat për apartamentet që kanë dalë në shitje, ndërsa deri dje nuk u afrohej kush sepse pallati dukej si i shekullit të kaluar. Fakti që sot këto pallate marrin vlerë është lajm fantastik”, tha ai. Krahas përmirësimit të jetës së banorëve që jetojnë në këto pallate, veshja me kapotë ul faturat e energjisë për ta. “Veshja me kapotë nuk është vetëm estetike, por më shumë se kaq. Ajo ul me 30% faturën e kondicionerit tani në verë, dhe të ngrohjes kur të vijë dimri. Nëse kjo llogari del për këtë pallat, vlen për çdo pallat të Tiranës”,

Gjatë fjales te tij, kryebashkiaku njoftoi edhe nisjes edhe dhënies te pagesave për banesat e dëmtuara nga tërmeti brenda kësaj jave.

“Deri në fund të kësaj jave do të nisë dhënia e 3 mijë pagesave të para për familjet që kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe i përkasin kategorisë DS1, DS2 dhe DS3. “Për Njësinë 10 kemi rreth 112 dosje gati, 30 të tjera janë në proces. Deri në fund të kësaj jave do të kalojmë 3000 pagesat e para për ata që kanë vetëm dëmtime dhe rreth 300 shtëpi për ata që do t’u ndërtohet nga e para. Po të fillojmë nga 3000 pagesa dhe nga 300 shtëpi çdo javë, ecim në të dyja frontet; pra, edhe me pagesat, edhe me ndërtimin e shtëpive”.

Përmes projektit të Bashkisë së Tiranës, qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i Komunitetit”, ku 50% të vlerës e paguan bashkia dhe 50% mblidhen nga kontributet e banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat