Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Opozita e re kërkon zëvendësimin me Murrizin, në komisionin e reformës

Shqipëria

Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Opozita e re kërkon zëvendësimin me Murrizin, në komisionin e reformës

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:16
Rudina Hajdari

Ditën kur Rudina Hajdari ndodhej e ngujuar në rezidencën amerikane në përpjekje për te arritur një marrëveshje politike për reformën zgjedhore mes PD- PS dhe LSI grupi demokrat u mblodh ne një tjetër ambient atë te Kryesisë se Kuvendit për te vendosur shkarkimin e saj nga bashkëdrejtimi i reformës zgjedhore.

9 demokrat nuk janë dakord me qëndrimet e zonjës Hajdari ne tryezën e këshillit politik dhe kërkojnë zëvendësimin e saj me Myslym Murrizin, I cili pak ditë më parë mori edhe drejtimin e grupit demokrat.

Për te vulosur largimin e Rudina Hajdarit, Myslym Murrizi ka kërkuar ndihmën e dy kolegëve drejtues te grupeve parlamentare opozitare Nimet Musai dhe Edmond Stojku me te cilët ka nisur betejën për rishikimin e Kushtetutës. Shkresa me format e opozitarëve ka mbërritur ne protokollin e Kuvendit dhe pritet te kalojë te enjten ne seancë plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat