PD Vlorë denoncon: Materniteti rrezikon mbylljen pasi një infermiere rezultoi pozitiv me COVID-19, drejtoresha braktis detyrën

Shqipëria

PD Vlorë denoncon: Materniteti rrezikon mbylljen pasi një infermiere rezultoi pozitiv me COVID-19, drejtoresha braktis detyrën

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 22:31
Ilustrim

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka denoncuar menaxhimin e situatës së koronavirusit në spitalet e qytetit bregdetar.

Ajo vendos theksin tek materniteti i Vlorës i cili rrezikon të mbyllet nga mungesa e zbatimit të protokolleve shëndetësore pasi një infermiere rezultoi pozitiv me COVID-19.

PD Vlorë deklaron se ka kontaktuar me spitalin, ku sipas tyre thotë se infermieria e infektuar ka qenë me leje 1 mujore në shtëpi, dhe është infektuar nga kontakti që ka patur me personat e infektuar ditët e fundit.

Spitali e mohon faktin që infermieria të ketë qenë në punë muajin e fundit dhe shprehet se është infektuar gjatë lejes 1 mujore të saj.

Ato i kërkojnë Prokurorisë së Vlorës që të hetojë për zbatimin e masave shëndetësore në këtë institucion.

Deklarata e plotë:

Spitali i Vlorës kthehet në vatrën e infeksionit dhe Ferrin e Qytetarëve Vlonjatë!

Kaosi dhe paaftësia kanë përfshirë institucionin shëndetësor më të madh të qytetit!

Shkon për t’u shëruar nga sëmundje të ndryshme dhe rrezikon të infektohesh nga virusi!

Nga ndjekja në terren e strukturave të Partisë Demokratike Vlorë, konstatohet se;

 - Dy qytetarë të shtruar në repartin e Patologjisë për probleme të ndryshme shëndetësore, se janë infektuar me COVID 19. Ata janë dërguar në repartin infektivit të QSUT. 

 - Akoma dhe më alarmante paraqitet situata në Maternitetin e Spitalit, i cili rrezikon të mbyllet nga mungesa e zbatimit të protokollit të kufizimit të virusit, pasi një infermiere ka rezultuar me virus!

 - Drejtoresha e Spitalit, e ka braktisur detyrën dhe e ka lënë në mëshirë të fatit personelin shëndetësor, i cili rrezikon infektimin në masë!

Parë Demokratike Vlorë i kërkon Prokurorisë së Vlorës që të nis hetimet në lidhje me zbatimin e protokolleve përkatëse.

Drejtuesit e Spitalit janë duke kryer një Krim në heshtje kundër qytetarëve të Vlorës, të cilët ndihen të pasigurtë për t’u shtruar në spital!

Parë Demokratike Vlorë, Vlonjatët, presim reagimin zyrtar të Drejtoreshës Arrogante, në lidhje me situatën, ashtu siç “reagonte” me statuset e saj në facebook “Edhe sot Vlora zero raste të infektuar”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat