Probleme me pasurinë/ Gjyqtarja Fatmira Hajdari flet pas shkarkimit

Shqipëria

Probleme me pasurinë/ Gjyqtarja Fatmira Hajdari flet pas shkarkimit

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 10:32
Fatmira Hajdari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e gjyqtares, Fatmira Hajdari. Raportohet se në fund të seancës, Hajdari tha se ishte vendim i pritshëm. Ndërkohë, avokati Maks Haxhia tha se do ta apelojnë vendimin.

Hajdari kishte probleme me justifikimin e pasurisë në vlerën e 60 milionë lekëve. Problematik u konsiderua ndërtimi i një pallati 10-katësh në truallin e familjes pranë banesës së saj në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, prej djalit të saj dhe një shoqërie private.

Sipas KPK, ndërtimi ishte pa leje dhe mbi një pjesë toke që nuk ishte pronë e tyre. Në lidhje me kriterin e figurës, ajo vlerësohet e papërshtatshme me argumentin se nuk kishte deklaruar faktin se i ishte refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat