Rama, thumbon opozitën e Kuvendit: E keni mendjen te lekët. Çdo deputet i joni, ju duket si tender!

Shqipëria

Rama, thumbon opozitën e Kuvendit: E keni mendjen te lekët. Çdo deputet i joni, ju duket si tender!

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 14:09
Edi Rama

Teksa ka folur për performancën e policisë, kryeministri Rama ka ironizuar edhe ndërhyrjet e deputetit Halit Valteri.

Kreu i mazhorancës tha se organizatorët e grabitjes së Rinasit sot janë prapa hekurave.

Por Valteri duke folur nga vendi kërkoi të jepej llogari se ku janë paratë  e grabitura.

“Ju e keni mendjen te lekët. Se ju kam vënë re sa herë flisni. Sa herë çoheni shifni këtej nga mazhoranca dhe çdo njeri aty ju duket si tender. Ju jeni identik si kryetari juaj, Lulzim Basha. Fjalimet tuaja janë identike gjithmonë” – ironizoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat