“A do të ndëshkohen zyrtarët e korruptuar?”, Rama: Nuk jemi në vitin 1945, kur partia arrestonte njerëz

Shqipëria

“A do të ndëshkohen zyrtarët e korruptuar?”, Rama: Nuk jemi në vitin 1945, kur partia arrestonte njerëz

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 14:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar nuk mund të jetë prioritet i qeverisë.

Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, përballë kushteve të vendosura nga BE për anëtarësim, kreu i qeverisë tha se kjo gjë ndodhte në vitin 1945.

“Lufta ndaj zyrtarëve të lartë nuk ka qenë prioritet dhe s’ka qenë prioritet nga një shtet. Lufta ndaj korrupsionit është prioritet. Unë nuk jam as prokuror as gjykatës e as nuk kam mandat, as për të hetuar e as për të arrestuar. Është një përgjigje që fatkeqësisht duhet a jap në 2020 për shumë njerëz që ngatërrojnë sistemin ku jetojmë me vitin 1945. S’jemi në 1945. Një parti politike nuk arreston njerëz. Lavdi zotit se kam unë në dorë fare këtë punë sepse për më tepër një sistem ku arrestimi i politikanëve bëhet nga politikanët, s’ka lidhje me demokracinë. Reformimi i drejtësisë ka sjellë si rezultat goditjen e kastës së korruptuar, nuk janë politikanët, zyrtarët e lartë, por elita e korruptuar e gjyqësorit dhe drejtësisë që ka bërë pazar 30 vite me të drejtat e dynjasë. I ka dhënë licencë krimit që të bëjë ça të bëjë. Procesi i shtet formimit është një maratonë. S’kemi pasur ne prokurori në këtë shtet që të kenë pasur lidhje me profesionalizëm dhe pavarësinë.”,- pohoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat