Negociatat, pa datë dhe me 15 kushte - Bota Sot
Negociatat, pa datë dhe me 15 kushte

Shqipëria

Negociatat, pa datë dhe me 15 kushte

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:22
Edi Rama

Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm ka prezantuar Zef Mazin i cili do të kryesojë grupin negociator me Brukselin për vijimin e negociatave. Fjalët e mira dhe të ndërsjellta nuk munguan mes Ramës dhe Mazit, madje ai u shpreh se qeveria e tij do të jetë në urdhërat e kryenegociatorit.

''Mishëron traditën më të mirë të diplomacisë shqiptare, as majtas as djathtas po drejt. Duhet ta bëj shumë të qartë, grupi negociatior ka një pushtet me një rëndësi të madhe jo vetëm influencues por edhe urdhërues, mbi qeverinë dhe mbi institucionet.''

Zef Mazi e di që rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të jetë e vështirë, por në komunikimin e parë me gazetarët  u tregua i gatshëm për të bashkëpunuar jo vetëm me qeverinë, por edhe Metën e Bashën.

''Opozita është po ashtu një nga faktorët kryesorë me të cilën unë do bisedoj. Me Presidentin e Republikës unë njihem, dhe unë do të mbaj kontakte me të. Mund të bëhet nesër, mund të bëhet ditën e hënë, në varësi të orarit që ka Presidenti.''

Edhe pse ka qënë BE, e cila ka kërkuar që Reforma Zgjedhore të bëhet me përfshirjen e PD, Edi Rama e cilëson si një nder të bërë nga mazhoranca ndaj opozitës së bashkuar.

''E para njëherë, ne nuk i kemi asnjë detyrim Partisë Demokratike që të jemi të qartë. Që t'i shërbejmë sikur jemi shërbëtore,ne jemi zot shtëpie këtu. Nuk pendohemi për këtë që kemi bërë deri këtu. Ata përtej asaj marrëveshje nuk kanë asgjë. Ne nuk jemi fondacioni populli i Rrapush Xhaferrit.''

Edi Rama nuk mund të flasë për datë negociatash pasi më parë duhet të plotësojë 15 kushtet, por  thotë që është i gatshëm të ulet me Presidentin në tryezë për integrimin.

''Në çdo rast që presidenti e ka të nevojshme që të komunikojë me mua, për integrimin apo për çdo temë tjetër, mjafton të mos jetë vendosja e një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare.''

Marrëveshja e Detit me Greqinë është lënë pezull prej shumë kohësh, por Edi Rama hedh poshtë akuzat e mediave turke që pengesë për një pakt mes Athinës dhe Tiranës është bërë Turqia.

Zef Mazi së bashku me grupin negcioator do të jenë  në kontakt të drejtpërdrejtë me Brukselin si dhe do të merret me hartimin e politikave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat