Vëllezërit Budina me covid19, PD: SPAK të hetojë Ramën, nxori të dhënat private

Shqipëria

Vëllezërit Budina me covid19, PD: SPAK të hetojë Ramën, nxori të dhënat private

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:52
Vëllezërit Budina

Në lidhje me lajmin se dy qendrestarët për mbrojtjen e teatrit Kombëtar, vëllezërit Budina janë infektuar me covid19 reagoi edhe Partia Demokratike.

Sipas PD-së, Edi Rama publikoi lajmin duke shkelur të dhënat privat të dy regjisorëve, ndaj për këtë temë duhet të hetojë SPAK-u.

Zëdhënësja Ina Zhupa, PD e cilëson një turp dhe hakmarrje të Ramës ndaj regjisorëve që i dolën kundër për shembjen e teatrit.

“TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.

Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtetërore dhe shtimin e rasteve.

Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij”, shkruan Zhupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat