Vokshi: Veliaj shkel ligjin me grumbullime masive të fëmijëve

Shqipëria

Vokshi: Veliaj shkel ligjin me grumbullime masive të fëmijëve

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 10:41
Albana Vokshi

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi reagon ndaj postimeve të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili poston në rrjetin e tij social foto dhe video të grumbullimeve masive të njerëzve dhe fëmijëve.

Kjo vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama bën thirrje për reduktimin e këtyre grumbullimeve si dhe gjobitjen e mbylljen e bizneseve nëse nuk respektohen këto rregulla.

Por ndaj kryetarit të bashkisë duket se nuk i tërhiqet vëmendja për takimet e tij të cilat i poston në Facebook.

Vokshi shkruan se në postimet e Erion Veliaj ka vetëm propagandë dhe asnjë distancim fizik.

Postimi i plotë në FB:

Me Edi Ramën ligji në Shqipëri zbatohet ndryshe për qytetarin e ndryshe për pushtetarin!

Pak ditë më parë, Edi Rama i kërcënoi qytetarët me kthimin e karantinës, me gjobitje e me mbyllje biznesi, nëse nuk zbatojnë masat antiCOVID. Por ligji nuk funksionon për Erion Velinë, duke e nxjerrë zbuluar policinë politike të Edi Ramës.

Erion Veliaj ka shpërndarë me dhjetëra foto me grumbullime të mëdha fëmijësh. Aty ka vetëm propagandë, por nuk ka asnjë distancim social e fizik, nuk është zbatuar asnjë masë anti COVID për të cilat flet Edi Rama.

Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet?

Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kërcënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat