Shkon në 43 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, 53 raste te reja

Shqipëria

Shkon në 43 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, 53 raste te reja

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 10:44
Ilustrim

Shkon në 43 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri ku një 70 vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan  53 raste të reja nga  320 tampone të marra. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.

Të infektuar - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Të shëruar - Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar në 1126 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Viktima - Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat