Viktima e parë në Gjirokastër, ndërron jetë një 68-vjeçar nga Covid-19

Shqipëria

Viktima e parë në Gjirokastër, ndërron jetë një 68-vjeçar nga Covid-19

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Është konfirmuar viktima e parë në Gjirokastër nga Covid-19.

Burime për Top Channel mësojnë se ai është nxjerrë nga spitali i QSUT në gjendje të qëndrueshme por ka humbur jetën rrugës për në Lushnje.

Mësohet gjithashtu se viktima, një 68-vjeçar vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se një 70-vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin infektiv. 70-vjeçarja e prekur nga Covid-19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat