Mbeti e vetme gjatë karantinës, vajza falenderon komshinjtë që i qëndruan pranë

Shqipëria

Mbeti e vetme gjatë karantinës, vajza falenderon komshinjtë që i qëndruan pranë

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 23:26
Foto

Shpallja e emergjencës civile përshkak të Covid-19 na detyroi që të izoloheshim brenda në shtëpitë tona për një periudhë mbi tri muaj.

Karantina ishte zgjidhja më e mirë për të parandaluar përhapjen e këtij virusi me qëllimin që të riktheheshim sa më shpejt jetës normale duke qenë të sigurtë.

Gjatë këtyre muajve shumë prej nesh kanë qëndruar të izoluar më familjen, por ka pasur dhe shumë të tjerë që karantina i gjeti vetëm. E tillë ishte dhe historia e Hertës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, vajzës nga Vlora e cila përshkak të mbylljes së lëvizjes ishte detyruar të qëndronte e vetme.

Familjarët e Hertës nuk kishin mundur që të ishin pranë saj përshkak të emergjencës, por fatmirësisht në pallatin ku ajo jeton ndodheshin dhe komshinjtë me të cilët njihej prej mbi 26 vitesh. Herta tregoi se ishte familja Muhameti ajo e cila i kishte qëndruar pranë gjithë kohës së karantinës duke u përkujdesur e duke i falur dashuri dhe përkrahje që të mos ndihej vetëm. Gjithashtu Herta rrëfeu se kishte jetuar në Norvegji prej disa vitesh, por sipas saj njerëzit në Shqipëri janë shumë herë më të dashur se atje.

Herta kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar familjen Muhameti, por edhe për t’i shprehur mirënjohjen për çdo gjë që ata kishin bërë për të gjatë karantinës. “Ju falenderoj shumë nga zemra që më qëndruat pranë duke më bërë që të harroj mungesën e prindërve. Ju falenderoj shumë për fisnikërinë dhe për dashamirësinë tuaj!”,- u shpreh Herta.

Familja Muhameti u shprehën se kishte qenë një kënaqësi për ta që të kujdeseshin për të sepse Herta ishte një vajzë e rrallë dhe se kishin vite që e njihnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat