Fundjava në plazh rikthen trafikun në jug të vendit

Shqipëria

Fundjava në plazh rikthen trafikun në jug të vendit

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 19:35
Ilustrim

Me hapjen e sezonit turistik është kthyer dhe trafiku kilometrik gjatë fundjavave në jug të vendit.

Këtë të dielë (21 qershor) ka pasur një fluks të lartë të automjeteve që kanë zgjedhur destinacione si Vlorën, Dhërmiun, Himarën, Palasën, Drimadhen, Rradhimën për të pushuar.

Të shumtë kanë qënë edhe pushuesit e ardhur nga kryeqyteti, Durrësi, Fieri të cilët kanë pushuar në jug.

Kthimi i tyre në banesa ka shkaktuar trafik, ngadalsim të qarkullimit në qytet, ku efekti kryesor i tij është ndjerë edhe njëherë për këtë vitë në aksin nga Orikumi në drejtim të Ujit të ftohtë në Vlorë.

Shkak edhe njëherë është bërë rruga në këtë aksë rrugor tepër e ngushtë veç me një korisi e cila ndër vite është kthyer në problematikë duke shkaktuar trafik, bllokim të qarkullimit në Vlorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat