Humb jetën teksa po drejtonte automjetin, dyshohet se pësoi infarkt

Shqipëria

Humb jetën teksa po drejtonte automjetin, dyshohet se pësoi infarkt

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën teksa po drejtonte mjetin e tij në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Dyshohet se ai ka pësuar infarkt.

''Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen'', informon policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat