Shtyhet masa për Viktor Markun, u ndalua për vrasjen e Hekuran Billës

Shqipëria

Shtyhet masa për Viktor Markun, u ndalua për vrasjen e Hekuran Billës

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 18:03

Ky është Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasje për shkak të gjakmarrjes të Hekuran Billës, një ish i dënuar që 14 vjet më parë i vrau në Angli vëllain, Prel Marku.

Por teksa prokurori kërkoi arrest me burg për të, gjykata vendosi ta shtyjë shpalljen e vendimit për të martën. Siç thonë burimet e Top Channel, gjykata i ka kërkuar akuzës të sjellë të gjithë aktet mbi të cilat prokuroria këmbëngul se Marku është i implikuari kryesor.

Por avokati duke hedhur dyshime mbi veprimet hetimore deklaroi se në dosje mungonte urdhër ndalimi, një version që rrëzohet nga prokuroria.

Ilir Murati:

Ndonëse prokuroria ju referohet 38 kamerave të sigurisë, ku shfaqen lëvizjet e automjeteve që ndoqën viktimën dhe që e shoqëruan pak përpara se ta qëllonin me 19 plumba, mbrojtja thotë se Viktor Marku sipas sistemit TIMS rezulton të ketë dalë nga Shqipëria në muajin janar.

Marku dyshohet se erdhi në Tiranë me një makinë smart të marrë me qira në Shkodër dhe më pas e priti nipin në një parkim në automjet të dytë nga i cili u qëllua 40 vjeçari.

Ndërsa nipi i tij, Sebastiano Mali sipas prokurorisë pasi parkoi smartin në një pikë servisi, i shoqëroi vrasësit me një makinë të marrë borxh në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat