Spahiu: Kanë fituar Meta, Rama dhe Berisha dhe humbën 3 milion shqiptarë

Shqipëria

Spahiu: Kanë fituar Meta, Rama dhe Berisha dhe humbën 3 milion shqiptarë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 23:37
Emisioni

Përgjigjen e komisionit të Venecias për gjykatën Kushtetuese, analistët në Open e lexojnë në disa mënyra.

“Fitoi Meta, por duhet kuptuar që këto janë institucione që po ngjizen, Meta tani përfqëson gjithë opozitën, e personifikon gjithë këtë”, tha Mentor Nazarko.

Ndërsa analisti Kreshnik Spahiu foli me tone më të forta kur tha se nga e gjithë kjo kanë humbur 3 milion shqipatër.

“Kanë fituar Meta, Rama dhe Berisha dhe humbën 3 milion shqiptarë. Duke e njohur ata që janë emëruar ata janë të emëruar nga këta, i kanë miratuar.

Humbën dhe ambasadorët, që bënë disa deklarata që humbën pastaj. Kemi një drejtësi të konrtrolluar nga këta të tre. Sepse BE dhe SHBA futën në institucione opozitën jashtëparlamentare që vetëdogji veten, dhe me marrëveshjen pranuan që faktori politik janë këta të tre, mund të kemi rotacion por këta të tre do jenë gjithësesi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat