Reforma zgjedhore, opozita me propozim të ri për KQZ-në

Shqipëria

Reforma zgjedhore, opozita me propozim të ri për KQZ-në

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:50
Këshilli politik

Opozita e bashkuar do të dorëzojë një propozim te ri në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Propozimi në thelb i jep të drejtën komisionit të posaçëm parlamentar që të drejtojë proçedurën për zgjedhjen e anëtarëve te KQZ-së.

Ndërkohë, opozites jashtëparlamentare i është ofruar me herët një vend më të drejtë vetoje në komisionin e posaçëm.

Personi me të drejtë vetoje do të ketë të drejtën e përzgjedhjes së emrave qe kanë mbeshtetje të opozitës.

Më herët, përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri kërkoi mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik të mërkurën (24 qershor), në orën 17:00. 

Gjiknuri i ka kërkuar PD-së dhe LSI-së që të sjellin propozime të shkruara për mekanizmit e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ së riformatuar në një komision të posaçëm parlamentar, si dhe dispozitën tranzitore se si opozita e bashkuar do të futet në sistem për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Pas marrëveshjes së 5 qershorit për ndryshimet në kodin elektoral,mazhoranca dhe opozita janë ndarë sërish në qëndrime për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk janë pjesë e Kuvendit, dhe si rrjedhojë përfaqësimi i  tyre në këto institucione është e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat