Pas vdekjes së 34-vjeçares, regjistrohet një tjetër i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri - Bota Sot
Pas vdekjes së 34-vjeçares, regjistrohet një tjetër i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Shqipëria

Pas vdekjes së 34-vjeçares, regjistrohet një tjetër i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:22
Ilustrim

Shënohet një tjetër i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas News24, një pacient 90 vjeç ka humbur jetën sot në spitalin Infektiv. Ministria nuk ka ende njoftim për rastin.

Ndërkohë, pak më herët ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për vdekjen e një 34-vjeçareje nga Librazhdi.

E reja, e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat