Hajdari: Ka ende shpresë për ndryshimin e sistemit - Bota Sot
Hajdari: Ka ende shpresë për ndryshimin e sistemit

Shqipëria

Hajdari: Ka ende shpresë për ndryshimin e sistemit

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 22:35
Rudina Hajdari

Palët në Këshillin Politik kanë shprehur vullnetin për të garantuar votën e diasporës.

Deputetja Rudina Hajdari duke folur pas mbledhjes tha se "kemi futur dy nene të posaçme që i japin kompetencën KQZ për të realizuar këtë gjë, por kjo pjesë do ti bjerë qeverisë dhe emigrantëve për tu regjistruar  dhe për të votuar për zgjedhjet e ardhshme".

Hajdari realizimin e sheh të vështirë, por thotë se duhet përshëndetur.

Hajdari: Vota e diasporës ka të bëjmë shumë hapa të tjera, duhet të dalin shumë akte nënligjore gjë që e bën të vështirë realizimin. Por ky është lajm i mirë, vota e diasporës është marrë seriozisht dhe duhet përshëndetur.

E ndërsa drafti me amendimet pritet të dorëzohet të hënën në Kuvend për të filluar diskutimet në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Hajdari u shpreh besimplotë se në të do të përfshihet edhe ndryshimi i sistemit.

Hajdari: Siç u fut vota e diasporës presim të futen elementë të tjerë si ndryshimi i sistemit zgjedhor. Opozita jashtëparlamentare nuk dha dakordësinë në këshill. Do ti mbetet parlamentit. Ka ende shpresë për ndryshimin e sistemit. Votat e opozitës parlamentare janë të unifikuara, kemi 39 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat