Rrethohet Tropoja, forca të shumta policore zbarkojnë në qytet

Shqipëria

Rrethohet Tropoja, forca të shumta policore zbarkojnë në qytet

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Një aksion policor po zhvillohet në këto momente në veri të vendit.

Forca të shumta policore mësohet se kanë zbarkuar në këto moment në Tropojë.

Burime mediatike bëjnë me dije se bëhet fjalë për një operacion anti-drogë.

Krahas Policisë së Shtetit në këtë aksion marrin pjesë edhe forca të shumta nga FNSH dhe OPGJ.  

Ndërkohë që nuk ka informacione se në cilën zonë të Tropojës po kryhet operacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat