Filipçe: Të gjithë të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë do t’u rriten rrogat

Shqipëria

Filipçe: Të gjithë të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë do t’u rriten rrogat

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 20:55
Venko Filipçe

“Të gjithë punonjësit e autoambulancave meritojnë lëvdata të mëdha për punën e tyre të vështirë çdo ditë, veçanërisht në këtë kohë kur ne po përballemi me coronavirusin. Siç kemi njoftuar tashmë, ata do të marrin një shpërblim të duhur për punën e tyre – duke rritur të ardhurat e tyre. Ata janë profesionistë të lartë dhe janë një nga shtyllat e sistemit tonë shëndetësor”, tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Ne kemi rritur kapacitetin e Shërbimit të Emergjencës Mjekësore në Shkup me 150%. Nga 7, tani ka afër 20 automjete funksionale, ndërsa rreth 9 ekipe janë aktive në terren gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Gjatë vizitës së sotme në Poliklinikën “Bukuresht”, u diskutua me stafin për sfidat me të cilat përballen në transportimin e pacientëve, dhe mbi të gjitha me pacientët e diagnostikuar me virusin Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat