Vrasësi i dyfishtë/ Kush është djali me 2 emra që fitoi statusin e të penduarit të Drejtësisë

Shqipëria

Vrasësi i dyfishtë/ Kush është djali me 2 emra që fitoi statusin e të penduarit të Drejtësisë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 06:19
Eduart Lamaj

Që nga data 30 maj, Eduart Lamaj nuk kishte asnjë moment qetësie në jetën e tij. Pas vrasjes së dyfishtë në një hotel në aksin rrugor Laç-Lezhë, Lamaj ka qëndruar për pak ditë i fshehur, por në fund u zbulua.

Por, ajo që e bën të veçantë pozitën e tij juridike lidhet me statusin e të penduarit të Drejtësisë, status që i është dhënë sapo ajo tregoi edhe personat e tjerë që morën pjesë në krim. Ekspertët janë të kujdesshëm dhe thonë se nuk duhet ngatërruar “bashkëpunëtori i Drejtësisë” me “të penduarin”, pasi nuk kanë asnjë ngjashmëri.

Me këtë nënkuptohet që Eduart Lamaj nuk do të ketë lehtësira në veprën penale të kryer prej tij, pasi bëhet fjalë për krim të rëndë. Eduart Lamaj, i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç, rezulton se është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të drogës.

Ai tregoi se kishte pasur për bashkëpunëtorë edhe shtetasit Ilir Xhepaj, Elson Alija dhe Klaudio Perkola. Prej 20 ditësh, i riu nga Laçi strehohej në banesën e motrës së tij në kryeqytet. Lamaj u arrestua në momentin që po mjekonte plagën që kishte marrë në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit të ndodhur më 30 maj në zonën e Laçit.

Eduart Lamaj ka dëshmuar se nuk i njihte viktimat, por se kishte shkuar në hotel për shkak se kishte pasur konflikt për çështje borxhi me pronarin e këtij biznesi, Ali Allamanin. Por ky i fundit, sipas burimeve, ndodhet në burg. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar se i pari që ka hapur zjarr është Eduard Lamaj, i veshur me uniformë policie, raporton gazeta Shqip.

Çfarë është statusi i penduar apo bashkëpunëtor i Drejtësisë

Zbardhja e ngjarjeve kriminale nëpërmjet dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, përveç goditjes se autorëve shoqërohet edhe me një kosto të lartë financiare për shtetin.

Programi për mbrojtjen e dëshmitarëve parashikon jo vetëm garantimin e jetës së personit dhe familjes së tij, por edhe strehimin, trajtimin financiar, mjekësor, arsimimin e deri te trajtimi psikologjik. Pavarësisht kësaj kostoje, ky program është vlerësuar si i suksesshëm duke garantuar vazhdimësinë dhe zgjerimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat