“Gruaja e sëmurë, i lutet të dashurës së burrit të mos takohet me të derisa ajo të largohet nga jeta” - Bota Sot
“Gruaja e sëmurë, i lutet të dashurës së burrit të mos takohet me të derisa ajo të largohet nga jeta”

Shqipëria

“Gruaja e sëmurë, i lutet të dashurës së burrit të mos takohet me të derisa ajo të largohet nga jeta”

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 08:51
Ilustrim

Dedektivja e njohur Shkënda Lili ka treguar një rast prekës në studion e emisonit “Ditë e Re” në RTV Ora. Ajo ka treguar historinë e një gruaje të sëmurë që ka takuar të dashurën e burrit dhe i është lutur që të mos takohet me të deri në momentin që ajo të ndërrojë jetë.

Arjola Shehu: Cili ka qenë një rast që të ka lënë më shumë përshtyje gjatë këtyre viteve që po punon në këtë profesion?

Shkënda Lili: Ka qenë në grua e sëmurë dhe e dinte që burri ka një tjetër, madje është ulur në një tavolinë me të dashurën e burrit edhe i luteshe të dashurës së burrit. Kishte një sëmundje të rëndë edhe e dinte që do largohej nga kjo jetë dhe i kërkoi që të mos takohej me burrin e saj deri në momentin që jo të largohet nga jeta. 

Ky është një rast që më ka mërzitur, dhe me këtë person unë mbaj kontakt gjithmonë, e kam bërë edhe si mikesha, vjen dhe flet me mua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat