Arrestohet bashkëpunëtori i Lajamt në atentatin ndaj dy biznesmenëve

Shqipëria

Arrestohet bashkëpunëtori i Lajamt në atentatin ndaj dy biznesmenëve

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Një megaoperacion policor është zhvilluar në orët e vona në zonën e ''Kodër Kamëz'' në kryeqytet, që është konkretizuar me arrestimin e Ilir Xhepajt, alias Ilir Lika, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç. 

Mësohet se Ilir Xhepaj ishte fshehur në një apartament në këtë zonë.

Ai kishte më pak se tri muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jeta e tij ishte e ndarë mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit.

Klaudio Perkola, Ilir Xhepaj dhe Elson Alija, të tre nga Kurbini u shpallen në kërkim si bashkëpunëtorë në vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likes. I arrestuar ndodhet dhe i dyshuari si autori kryesor, Eduart Lamaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat