Krahasimi me Italinë/ Shifrat nga Covid-19 më keq se në mars në Shqipëri

Shqipëria

Krahasimi me Italinë/ Shifrat nga Covid-19 më keq se në mars në Shqipëri

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 10:39
Shqipëri

Për ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehu, Shqipëria po zhytet akoma më shumë në izolim dhe kjo për shkak të shifrave të larta të të infektuarve nga koronavirusi.

Duke krahasuar shifrat me Italinë,e cila doli nga situata katastrofike, Shehu thekson se Shqipëria është vendosur në listën e zezë të OBSH-së për shkak të shifrave të larta, ku situata është më e rëndë se në muajin mars.

“Rama me heshtjen nuk mund të fshehë dështimin ndaj Covid! Shqipëria mbas teatralitetit e keqmenaxhimit të “mbylljes e hapjes” është në një situate më të rende epidemiologjike se në mars, me një humbje gjigante ekonomike, e vendosur në “listën e zeze” të OBSh, kur sot duhet te kishim “dale” sicc ndodh me vende që u goditën tragjikisht”, thekson Shehu.

Ai sjell si shembull të dhënat krahasuese me Italinë. “Pra ndërsa Italia me masat inteligjente e një ecuri konstante “doli”, në vazhdojmë të zhytemi në errësire e izolim ndërkombëtar duke pasur: -Shtim të frikshëm të rasteve e vatrave të reja, shtrimeve, vdekjeve, numër të vogël të sheruarish; Kolaps e kthim në ”qendra” kontaminimi të institucioneve shëndetësore të pa mbrojtura;Mjekun e familjes te paralizuar; Numrin e testimeve me te voglin ne Europe, monopol pa transparence të një laboratori me pasojë atë kurbë të pabesueshme; Popullsinë të papajisur me maska; Mungese të një strategjie “mbrojtëse e dalëse””, shprehet Shehu.

Ai thekson se “ky është një dështim i plotë i kësaj qeverie me pasoja tejet negative, që kërkojnë “masa inteligjente”. “Fshehja” e Kryeministrit, tendenca për të fajësuar popullsinë, kërcënimet me “mbyllje”, as e shfajësojnë atë e as e përmiresojne ndonjë gjë, përkundrazi”.

Krahasimi me Italinë disa të dhëna të djeshme (për 1 milion banorë)

Shqipëria           Italia

Raste te reja              21,7                   2,5

Vdekje                           0,85                   0,1

Ne reanimacion             4,6                    1,4

Raste te reja/sheruar     1,22           0,1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat