Çika: Ne i kemi kërkuar PD-së përfaqësim të djemve tanë, jo të vihen djemtë e persekutorëve

Shqipëria

Çika: Ne i kemi kërkuar PD-së përfaqësim të djemve tanë, jo të vihen djemtë e persekutorëve

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 20:38
Nebil Çika

I ftuar në Ora News, përfaqësuesi i të përndjekurve politikë, Nebil Çika tha se në parlament nuk ka përfaqësues të idealit anti-komunist.

Sipas tij, të përndjekurit i kanë kërkuar PD-së që të kenë përfaqësuesit e tyre dhe jo persekutorëve.

Nebil Çika: Ata njerëz që janë në parlament duhet të përfaqësojnë këtë ideal të madh të anti-komunistëve. Ne kemi dhënë duke dhënë jetën në komunizëm për lirinë e kombit. Në parlament ka pasur përndjekur politikë, por problemi është se si janë zgjedhur, pasi ne duam që t’i zgjedhim vetëm. Kur është dashur mes vullnetit politik dhe interesave të familjet, ata kanë zgjedhur atë të lidershipit. 

Ne i kemi kërkuar PD-së përfaqësim të djemve tanë. Ne nuk mund të themi që të na vihen djemtë e persekutorëve tanë. Ne duam këtë pasi kemi shumë probleme. Ne e kemi politikën shqiptare të mbushur me komunistë, ne kemi kryen e kuvendin një persekutor të komunizmit, i cili duhet të ishte në Hagë për krime kundër njerëzimit. Ai parlament ka mungesë anti-komunistësh dhe nacionalistësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat