Parakalimi i gabuar shkakton aksidentin e 3-fishtë në Patok

Shqipëria

Parakalimi i gabuar shkakton aksidentin e 3-fishtë në Patok

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:48
Patok

Një aksident i 3-fishtë ka ndodhur pak minuta më parë në Patok. Një automjet ka parakaluar gabim një mjet tjetër duke shkaktuar aksidentin dhe për pasojë edhe plagosjen e dy të rinjve.

Burime bëjnë me dije se janë plagosur dy shtetas, të cilët janë dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat