Prishja e banesës së Nexhmije Hoxhës, djali i diktatorit letër Ramës e ambasadorëve: Janë vjedhur relike - Bota Sot
Prishja e banesës së Nexhmije Hoxhës, djali i diktatorit letër Ramës e ambasadorëve: Janë vjedhur relike

Shqipëria

Prishja e banesës së Nexhmije Hoxhës, djali i diktatorit letër Ramës e ambasadorëve: Janë vjedhur relike

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 16:30
Nexhmije Hoxha

Pas prishjes së banesës së Nexhmije Hoxhës nga ndërtimi i Unazës së re, djali i Enver Hoxhës dhe Nexhmijes i ka dërguar një letër kryeministrit Rama dhe ambasadorëve.

Ai shkruan në letër se janë vjedhur relike të familjes dhe janë dëmtuar materiale.

Shtëpia e Hoxhës u shemb ditën e premte (26 qershor) ku për më shumë se 25 vite jetoi bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Në këtë banesë Nexhmija jetoi që prej vitit 1994 deri ditën kur vdiq më 26 shkurt të këtij viti në moshën 99-vjeçare.

Godina ishte bërë pengesë për projektin e unazës së re, ndërsa prej orëve të para të mëngjesit nisi puna për nxjerrjen e orendive shtëpiake.

Punëtorët e IKMT dhe familjarë nxituan të largojnë sendet personale të gruas së diktatorit, para se fadromat të nisnin shembjen.

Korniza të mëdha me foto të vjetra bardh e zi, ku në qendër të tyre qëndron ish-diktatori hoxha, apo dhe sende të tjera personale janë zhvendosur nga banesa.

Mes sendeve personale janë dhe këta dy thasë me libra të cilët janë marrë nga familjarët e ish-diktatorit dhe bashkëshortes së tij.

Orenditë shtëpiake po ashtu janë zhvendosur para se të ndërhyhet për shembjen.

Kati i dytë i kësaj banese ka qenë streha e saj pas largimit nga ish-Blloku.

Këto ndërtesa më parë kanë qenë godina të ish reparteve ushtarake dhe ish pularisë, dhe banorët një pjesë i kanë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat