Sa serioze është situata? Ministrja Manastirliu: Virusi nuk është zhdukur, por…

Shqipëria

Sa serioze është situata? Ministrja Manastirliu: Virusi nuk është zhdukur, por…

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 21:30
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është e ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, ku po flet për situatën që ndodhet vendi ynë për sa i përket Covid-19.

Ministrja tha se trendi rritës në shifra i të prekurve vjen si pasojë e një relaksimi të sjelljes së njerëzve.

Por Manastarliu bëri me dije se “90% e rasteve izolohen brenda 48 orëve. Testohen e izolohen dhe frenohet përhapja e virusit”.

“Në një epidemi çdo moment është serioz, është virus i paparashikueshëm. Nuk mund të themi që epidemia ka nisur tani në Shqipëri, sepse epidemia nisi që kur ishte rasti i parë, por epidemia ka fazat e saj.

Ne jemi në javën e 6 të hapjes totale. Që kur filluan masat lehtësuese nga izolimi i shpejtë, ne kemi hapur çdo gjë, por nuk janë ruajtur distancat sociale. Ne mendonim që do kishim një rritje të të prekurve, prandaj vendosëm hapjen graduale e masa të rrepta për ato aktivitete ku rreziku ishte më i lartë. Në maj patëm shumë pak raste.

Virusi nuk është zhdukur por kemi patur një relaksim të sjelljes së njerëzve, gjë që ka çuar në shtimin e rasteve. Kemi indikatorë pozitivë, që 90% e rasteve izolohen brenda 48 orëve. Testohen e izolohen dhe frenohet përhapja e virusit,” u shpreh ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat