40 mln euro drogë/ Shkatërrohet grupi kriminal që vepronte prej 2015, 10 të arrestuar në Tiranë e Vlorë

Shqipëria

40 mln euro drogë/ Shkatërrohet grupi kriminal që vepronte prej 2015, 10 të arrestuar në Tiranë e Vlorë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një operacion antidrogë ka ndodhur në Itali në bashkëpunim me Shqipërinë për shkatërrimin e një grupi kriminal në trafikun e lëndëve narkotike.

Burime bëjnë me dije se në Shqipëri operacioni është shtrirë në Tiranë e Vlorë teksa deri tani janë arrestuar 10 persona.

Në operacion kanë marrë pjesë qindra forca policie, FNSH, Forcat e Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore si dhe Policitë e Tiranës dhe Vlora.

Arrestimet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa të gjithë të prangosurit ishin pjesëtarë të grupit kriminal, i cili vepronte nga viti 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat