Ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca tek Gjykata Kushtetuese para se të mblidhet KED

Shqipëria

Ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca tek Gjykata Kushtetuese para se të mblidhet KED

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:05
Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim dhe ambasadori I BE-së, Luigi Soreca ishin sot paradite në Gjykatën Kushtetuese. Takimi vjen pak kohë para mbledhjes së thirrur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Kjo është mbledhja e parë e KED-së pas largimit të Ardian Dvoranit dhe ka të bëjë me ëmërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë mbledhje pikat janë :  Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambjentet e Gjykatës së Lartë.

 Duke patur parasysh situatën e krijuar si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 dhe në funksion të parandalimit të përhapjes së tij, ky këshill do të respektojë rregullat mbi kufizimet dhe distancimin fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat