Menaxhimi i mbetjeve/ Projekti gjerman për disa qytete të vendit

Shqipëria

Menaxhimi i mbetjeve/ Projekti gjerman për disa qytete të vendit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:56
Foto

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me projektin e GIZ ka nisur rehabilitimin e landfilleve në disa qytete.

Projekti nisi në Peqin dhe synon që mbetjet të diferencohen, pjesa organike të dekompozohet dhe më pas të kalojë për pleh për bujqësinë ndërsa mbetjet e tjera të shkojnë në inceneratorin e Elbasanit.

Përfaqësuesi i Giz tha se Shqipëria nuk ka pse pret të hyjë në BE për të bërë menaxhimin e mbetjeve urbane.

“Ne jemi kontaktuar nga qeveria shqiptare për të asistuar në menaxhimin e mbetjeve urbane. Kjo është faza fillestare e projektit, ku e rëndësishme është të mblidhen sa më shumë mbetje urbane. Kjo është një zgjidhje që zgjat për 5 vjet dhe më pas bashkitë do t’i dërgojnë mbetjet e tyre të inceneratorin e Elbasanit. Jo çdo bashki mund të ketë një incinerator modern dhe ne po punojmë në disa projekte më Ministrinë e Mjedisit për riciklimin e mbetjeve. Këto janë zgjidhje bazike dhe të shpejta dhe nuk kemi pse presim 10 vjt derisa Shqipëria të jetë pjesë e BE”.

Nga ky projekt do përfitojnë Bashkitë Gjirokastër, Mallakastër, Skrapar, Prrenjas e Këlcyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat