Përfundon mbledhja e KED-së për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Përfundon mbledhja e KED-së për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 18:25
Përfundon mbledhja e KED-së për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kjo ishte mbledhja e parë që prej largimit të Ardian Dvoranit si kryetar, ndërkohë që postin e ka marrë nënkryetarja Vitore Tusha.

Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika: 

1. Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

2. Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambjentet e Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilluan sot një takim ku u dakordësuan nevojën për ta kthyer sa më shpejt në funksionale Gjykaten Kushtetuese.  

Gjuithashtu, pak para mbledhjes së KED-së, Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat