Tjetër rast abuzimi/ Në Berat, vajza 17-vjeçare rrëfen ngjarjen: Më tha “tani do të shqyej”

Shqipëria

Tjetër rast abuzimi/ Në Berat, vajza 17-vjeçare rrëfen ngjarjen: Më tha “tani do të shqyej”

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 21:58
17-vjeçarja

Babai i dy vajzave, njëra 17-vjeçe me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe, denoncon bashkëfshatarin Xh.L., se ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kuçovës dhe duhet të zbardhej nga prokuroria e Beratit. Por prej 9 muajsh denoncuesi thotë se asgjë nuk është bërë dhe i dyshuari për aktin e rëndë, është në gjendje të lirë.

Babai i 2 vajzave: Vajza vajti me plakën për shkarpa. Plaka i nxirrte nga poshtë, kjo i merrte dhe i dërgonte në rrugë lart. Atje e merr ai për krahu dhe e çon në shtëpi. Donte të kyçte derën ai…Për momentin pastaj vjen edhe vajza e tij. I bie me dru të atit. E lë atë dhe e merr vajzën për krahu dhe e sjell në shtëpi. E zhveshur. E kishte zhveshur, lakuriq, nga gjysma e poshtë ishte lakuriq vajza. E kap tek gjoksi…dhimbje edhe mbrapa ka pasur nga gjoksi.

Vajza 17-vjeçare: Isha tek arra poshtë. U ngjita përpjetë, ai po ngjitej. Më mori në shtëpi, më tërhoqi edhe më kapi.

Gazetari: Pasi ka ngacmuar vajzën e vogël, që është me prapambetje mendore 17-vjeçe, ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 20-vjeçare. Ku e ka ngacmuar?

Babai i 2 vajzave: Mbrapa shtëpisë.

Gazetari: Prapa shtëpisë ku jetoni?

Babai i 2 vajzave: Po, ku jetojmë këtu.

Gazetari: Si e ka ngacmuar?

Babai i 2 vajzave: Donte ta kapte. Të kapa i tha, aty se si i ra me bërryl kjo…

Gazetari: Ja ta pyesim vajzën. Ku ishe ti?

Vajza 20-vjeçare: Isha prapa shtëpisë unë. Nuk e pashë…më doli nga prapa. Unë i thashë s’ke punë me mua. Të kapa, tha ai, tani do të shqyej se nuk të kam kapur atë ditë që të pashë.

Gazetari: Çfarë bëre ti?

Vajza 20-vjeçare: I rashë me bërryl, bërtita dhe u largova poshtë.

Gazetari: Pas kësaj iku?

Vajza 20-vjeçare: Iku…

Pas policisë, babai i dy vajzave që janë ngacmuar seksualisht nga bashkëfshatari i tyre, pas 9 muajsh vjen që të interesohet në Prokurorinë e Beratit për të marrë minimalisht vesh emrin e prokurorit ose prokurores që ka këtë çështje, e cila ka që në Shtator të 2019 dhe i ka kaluar afatet që parashikohen në ligj.

Roja: Ok! Kur të thërrasin ata tani, të thërrasin. Do të thërresin, do thërritesh.

Qytetari: Do thërritem?

Roja: Po! Gjersa ke, që nuk është punuar.

Qytetari: U bënë 9 muaj.

Roja: Ore, nuk është punuar nga Corona Virus-i. Ka nga marsi e këtej nuk është punuar. Nuk është punuar. Do thërritesh. Ik pa merak! Për këtë rastin tjetër, n.q.s ke rast tjetër, ik bëj denoncim prapë te policia!

Qytetari: E kam bërë unë denoncimin.

Roja: Tjetër!

Qytetari: Kam bërë denoncimin, dy personat vazhdojnë akoma.

Roja: Kur të thërritesh, do vish! Do të thërrasë vetë institucioni. Hajd!

Qytetari: Në rregull!

Absurdi në gjithë këtë ngjarje është se Prokuroria e Beratit ka rreth nëntë muaj që ka marrë kallëzimin dhe autori i cili dyshohet se mund të ketë abuzuar seksualisht me të dyja është ende i lirë.

Gazetari i “Stop” iu drejtua policisë së Kuçovës për të pyetur për procedurat që janë ndjekur në lidhje me dy kallëzimet që ka bërë babai i dy vajzave.

Polici: Është në prokurori.

Gazetari: E di!

Polici: Deshe atë problemin e vajzës?

Gazetari: Po, edhe atë të dytës, së tjetrës.

Polici: E pra, në prokurori të thashë. Ça do të sqarohemi?

Gazetari: I është rrit vajza atij d.m.th?

Polici: I ke në prokurori. Ti shko e kërko informacion!

Gazetari: Këtu ça është bërë? Përse s’u arrestua ai?

Gazetari: Ta jep përgjigjen prokuroria.

Pas babait të vajzës, emisioni “Stop” u interesua për të marrë vesh emrin e prokurorit, ose prokurores në lidhje me kallëzimin për ngacmimet seksuale ndaj dy motrave.

Gazetari: Ne interesohemi për një rast. Ngacmimet seksuale të dy vajzave. Njëra 17-vjeçare me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe. Është bërë një denoncim nga babai i tyre rreth një muaj më parë për vajzën 20-vjeçe dhe rreth 9 muaj më parë për vajzën 17 vjeçe. U interesuam në policinë e Kuçovës dhe na thanë atje, që i kanë dërguar në prokurorinë e Beratit. Ndërkohë që kanë kaluar tërë afatet dhe nuk dimë. Erdhi i jati pak më parë këtu, pyeti zotërinë si njeri, ore kush prokuror e ka, se s’më kanë thërritur, s’më kanë bërë. Ik, se do të thërrasin,- thotë ky sikur është prokuror. Kush do ta thërrasë o vëlla?! Tre muaj e ka procedura.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Nuk jepen të dhënat.

Gazetari: Nuk dua të dhëna, duam, pse…

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Po tani…shiko! Kur ka dhe persona, që kështu nuk jepen.

Gazetari: O zotëri! Është tashi…,se jemi të gjithë prindër, është një gjë sensitive, që duhet t’i jepet prioritet.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Tani unë, kaq…

Gazetari: Minimalisht të paktën…,ore ai mund edhe ta ketë pushuar.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Ju keni ardhur…

Gazetari: Të lutem! Është një informacion bazik. Si media. Unë e bëj kërkesën, por ma kthe sot përgjigjen! Unë s’kam luksin dhe kohën e mundshme.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Do mundohemi ta kthejmë.

Edhe për median, Prokuroria e Beratit është diskrete. Nuk informon se cili prokuror e ka këtë çështje dhe nuk jep shpjegim pse kjo çështje ka zgjatur 9 muaj, kur ndërkohë afatet ligjore për një hetim janë 3 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat