Posta Shqiptare apelon pensionistët: Aplikoni për pensionin në shtëpi

Shqipëria

Posta Shqiptare apelon pensionistët: Aplikoni për pensionin në shtëpi

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Posta Shqiptare i ka bërë apel pensionistëve të aplikojnë nga shtëpitë për pensionin e tyre për të shmangur radhët e gjata në sportele.

Gjatë periudhës së pandemisë pensionet janë shpërndarë nëpër adresat e pensionistëve si një mënyrë parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Ne kemi dedikuar një pjesë të personelit tonë edhe për të mbajtur radhë dhe për të futur njerëzit. Gjatë kohës së gjendjes së emergjencës, ne si Postë Shqiptare i ofruam pensionistëve dhe shpërndarje të pensioneve në banesë.

Në këtë mënyrë kemi shpërndarë thuajse në të gjithë Shqipërinë. Në vijim të saj, u bëj thirrje pensionistëve që është më komode dhe e mirë për ata të aplikojnë dhe të marrin pensionet pranë banesave të tyre,” tha Posta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat