Mësimi nga shtëpia/ 80% e nxënësve në kontakt direkt me mësuesit

Shqipëria

Mësimi nga shtëpia/ 80% e nxënësve në kontakt direkt me mësuesit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:50

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini deklaroi sot se mësimi i nxënësve nga shtëpia po ecën më mirë se sa e kishim paramenduar.

“Jemi në javën e dytë të zhvillimit të mësimit nga shtëpia dhe po ecën më mirë se sa e kishim paramenduar. Diku rreth 80% e nxënësve janë tashmë në kontakt direkt me mësuesit e tyre, po marrin instruksione për leksionet që duhet të ndjekin, për detyrat e shtëpisë, të cilat po i çojnë tek mësuesit dhe po marrin edhe vlerësimet”, tha Shahini.

Ministrja Shahini apeloi mësuesit që ende nuk kanë rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me nxënësit e tyre ta bëjnë mënyrë që dhe ky grup i vogël të mos mbesin mbrapa me mësime”.

“Në RTSH kemi transmtimin e leksioneve të ndryshme, të lëndëve të ndryshme në dy orare. Një orar në 10 e 30 paradite dhe në orarin 6 në mbrëmje. Dhe orari shtesë për maturantët që transmetohet nga ora 1 e gjysëm deri në orën 2 e gjysëm pasdite”, u shpreh Shahini.

Përveç kësaj, theksoi Shahini, “është dhe platforma akademi.al dhe kanali në you tube I Ministrisë së Arsimit ku mund të shihen të gjitha leksionet që janë humbur gjatë transmetimit direkt në RTSH”.

“Ne po mendojmë dhe vlerësojmë se kur të fillojë shkolla të bëjmë një përsëritje të shpejtë, ngaqë një pjesë e madhe e mësuesve dhe nxënësve kanë rënë tashmë në kontakt dhe kanë vijuar procesin normal të mësimit por në një format tjetër, nuk do të jetë e nevojshme të përsërisim gjithçka me tempon e zakonshme të përsëritjes. Por të bëhet një përsëritje e shpejtë dhe më pas të vijohet me leksionet e mbetura të periudhës së fundit të këtij semestri”, tha Shahini.

“Jemi duke përgatitur një udhëzim për vlerësimin nëse jemi të detyruar ta shtyjmë mësimin nga shtëpia përtej datës 23 mars. Një vendim që nuk është marrë ende, por nëse merret do jemi të gatshëm që mësuesit t’i orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, i cili do t’u mundësojë mësuesve të vlerësojnë njohuritë e nxënësve që kanë arritur deri në këtë pikë dhe të vazhdojnë pastaj mësimin e zakonshëm pas rikthimit në shkollë. Kjo ëhstë diçka që do tju informojmë më shumë në ditët në vijim kur do të mësojmë nëse do të duhet ta shtyjëm mësimin nga shtëpia datën përtej 23 marsit”, nënvizoi Shahini.

Shahini bëri një kërkesë për mësuesit dhe prindërit që të sjellin modelet e punës së tyre, “në mënyrë që të krijojmë një udhëzues për të gjithë mësuesit me format më të mira dhe praktike të punës mes mësuesve dhe nxënësve”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat