E rëndë në Tiranë, bie nga lartësia i mituri palestinez

Shqipëria

E rëndë në Tiranë, bie nga lartësia i mituri palestinez

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet pasi një i mitur ka rënë nga lartësia. Ngjarja ndodhi rreth një orë më parë e bëhet fjalë për një shtetas palestinez.

Aktualisht 17-vjeçari, sipas informacioneve paraprake të Policisë së Shtetit, ndodhet në spital ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.07.2020, rreth orës 16:50, në Selitë, ka rënë nga lartësia, shtetasi i mitur palestinez, me iniciale M.I., 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat